Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

“Bomberi” Icardi: S’duhet të rrezikojmë, objektiv mbetet Champions-i

Mauro Icardi është njeriu i momentit tek Interi. Sulmuesi “zikaltër” realizoi dygolëshin e tretë sezonal në fitoren 3-2 në “San Siro” ndaj Sampdorias, duke rezultuar vendimtar në këtë ecuri të jashtëzakonshme të skuadrës së Spalletit. Janë 11 golat e realizuar në total në kampionat në 6 takime të ndryshme, ku vecohet tregolëshi kundër Milanit në derbi. Momentalisht, është golashënuesi i dytë më i mirë i Serisë A, pas Ciro Immobiles së Lazios, ndërsa bashkëkombasi i tij i Juventusit, Paulo Dybala, ka shënuar 10 gola, por mund të përfitojë në sfidën e shtëpisë me SPAL. Është sezoni i katërt radhazi që arrin numër dyshifror golash, jo keq për një djalosh 24-vjecar. “Zikaltri” i fundit që ka patur këtë ecuri ka qenë Bobo Vieri. Megjithatë, në pritje të përfundimit të ndeshjeve të tjera të javës 10 të Serisë A, Icardi thekson që një skuadër e madhe nuk mund t’ia lejojë vetes që të rrezikojë kaq shumë, pas avantazhit të trefishtë.

“Jemi kryesues, por nuk mund të rrezikojmë kaq shumë. Bëmë që të hapej ndeshja, kur ishte e mbyllur. Duhet t’i shmangim këto lloj situatash dhe të përmirësohemi në shumë aspekte të tjera. Duhet të vazhdojmë të fitojmë dhe në fund të shohim se ku do të arrijmë. Objektivi mbetet i njëjti, pjesëmarrja në Champions League.”

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...