Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Bolt, nuk hidhërohem për tërheqjen time

Usain Bolt i jep fund karrierës nën ritmet e muzikës regaton. Kampioni xhajmak iu rezervua një lamtumirë e bukur me Bolt që në pamundësi për të marrë në stafetën 4*100 metra për arsye dëmtimi, doli në pistë vetëm për tu përshendetur me tifozët të cilën bënë gjithcka që 30-vjecari të ndihej mirë dhe ti jepte fund karrierës në një atmosferë festive. Rekordmeni i Botës në garat e 100 dhe 200 metrave, fillimisht falenderoi fansat për mbështjejen dhe ngrohtësinë që i kanë dhënë gjatë gjithë këtyre viteve dhe në këto momente të vështira. Bolt i dha fund karrirës në një moshë fare të re duke shokuar të gjithë Botën. 14 janë medaljet e fituara nga atleti xhamajkan në kampionatet Botërorë. Në konferencën e lamutmirës Bolt shpjegoi disa prej arsyeve që i dha fund karrierës, ndërsa zbuloi edhe disa nga planet e tij për të ardhmen.

” Për mua ishte dicka brilante. Mbështetja e tifozëve nuk ka ndryshuar as pas vendimit tim për tu tërhequr nga sporti. E prisja këtë lloj entuziasmi nga ana e tyre dua ti falenderoj për gjithcka sepse më kanë bërë të ndihem shkëlqyeshëm.  Nuk mendoj se disfata që pësova në garën e 100 metrave në Botëororin e Londrës mund të hedhë të gjitha sukseset e mëdha që kam arritur në karrierë. Edhe Muhamedd Ali humbi në përballjen e tij të fundit, kështu që nuk jam i stresuar për këtë fakt.  Tani do të jem më i qetë. Kam që në moshën 10-vjecare që merrem me sport dhe mendoj se kishte ardhur momenti për të thënë stop, për tu relaksuar disi dhe për të shijuar jetën. E ardhmja ime? Menaxheri po bisedon me presidentin e federatës ndërkombëtare të atletikës Sebastian Coe për të gjetur një mënyrë sesi unë të mund të ndihmoj në rritjen dhe zhvillimin e sportit. Ndërkohë që trajneri im më ka kërkuar që unë të jem asistenti i tij”.

Sido që të rrjedhin gjërat në sportin e atletikës emri i Bolt do të jetë i shkruar gjithmonë gërma të arta pasi dy rekordet e vendosura nga xhamajkani 9,58 në garën e 100 metrave dhe 19,19 në garën e 200 metrave vështirë se do të thyhen një ditë.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...