Connect with us

Hi, what are you looking for?

Boks

Boks, e puth në buzë para se ta rrahë në ring

“I dashur armik”. Ky titull i një filmi shqiptar të vjen ndërmend kur sheh dy boksiere që puthen në buzë para një sfidë të dhunshme në ring. Suedezja Mikaela Lauren, bëri një veprim të paparashikueshëm, kur u gjend përballë rivales së saj, Cecilia Braekhus, gjatë konferencës për shtyp, duke dalë jashtë kornizës së rivalitetit.

Ndërkohë që dy rivalet po “hanin me sy” njëra-tjetrën, Lauren i jep një të puthur të shpejtë në buzë, që shkaktoi ilaritet te të pranishmit. Reagimi Cecilia Braekhus ishte i shpejtë, por shuplaka e saj më shumë se për t’i shkaktuar dëme kundërshtares, ishte një veprim instiktiv. Mikaela Lauren do ta sfidojë kundërshtaren Braekhus për titujt WBA, WBC, IBF dhe WBO. Gjatë karrierës së saj si boksiere ka një ecuri rekord prej 31 fitoresh dhe asnjë humbje.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=14&v=kq2vQEje708

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...