Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Blerja e parë e Interit vjen nga Barcelona

Duket se do të jetë pikërisht spanjolli Rafinha Alcantara, përforcimi i parë për Interin e Spallettit, në merkaton e janarit.

Pasi arritën akordin me futbollistin, zikaltrit kanë gjetur gjuhën e përbashkët edhe me Barcelonën, të cilës i kanë ofruar një huazim me të drejtë blerjeje kundrejt 20 milionë eurove.

Ka qenë pikërisht kjo shifër që ka bindur katalanët, të cilët pretendonin 16-18 milionë euro për kartonin e futbollistit.

Me blerjen e Rafinhës, Spalletti do të ketë në dispozicion një xholi, pasi spanjolli me origjinë braziliane është i aftë të luajë si në krahët e sulmit, ashtu edhe pas shpinës së Icardit.

Ka qenë pikërisht kapiteni argjentinas i Interit, që ka nxitur këtë transferim, pasi me Rafinhën ka luajtur kur kanë qenë te të rinjtë e Barcelonës.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...