Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Blerja e Kondogbiasë, flet Drejtori Sportiv i Valencias

Pas raportimeve të mediave spanjolle se Valencia nuk ka para për të blerë Kondogbianë nga Interi, pavarësisht paraqitjeve të mira të francezit, ka reaguar Drejtori Sportiv i klubit spanjoll.

Mateu Alemany ka theksuar se marrëveshja me klubin zikaltër është e qartë dhe se të dy skuadrat kanë afat deri më 31 Maj për të vendosur se çdo të bëjnë me futbollistët.

“Ne dhe Interi kemi bërë një shkëmbim huazimesh me të drejtë blerjeje, me Cancelon dhe Kondogbianë dhe i kemi lënë afat njëri-tjetrit për të vendosur brenda datës 31 Maj. Deri atëherë ne do të marrim kohën tonë dhe do të vlerësojmë shumë faktorë para se të vendosim, ndërsa të njëjtën gjë besoj se do të bëjë edhe Interi. Mua më vjen mirë që si Kondogbia, ashtu edhe Cancelo, po bëjnë vërtetë mirë dhe po ndihmojnë skuadrat respektive. Operacionet mund të kryhen edhe veçmas, ose thënë ndryshe, njëra nga blerjet mund të përfundojë, ndërsa tjetra të dështojë. Në janar nuk e kemi kërkuar Cancelon, pasi e dinim mirë se çfarë kishim firmosur me Interin”, u shpreh Alemany.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...