Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Bici: Ndeshje e vështirë, te Flamurtari ndjehem shumë mirë

Ditmar Bici u bë protagonist në sfidën e sotme, pasi jo vetëm që mbrojti mjaft mirë ndaj sulmit lushnjar, por gjeti edhe golin e avantazhit, duke hequr presionin e skuadrës vlonjate.

“Të jem i sinqertë, ishte një ndeshje shumë e vështirë, pasi Lushnja është një ekip që luan futboll. Të tilla ndeshje zgjidhen ndonjëherë edhe nga goditjet standard, ku më ndihmoi shumë largimi nga mbrojtësi që më markonte personalisht dhe dalja në shtyllën e dytë. Sefa është një sulmues që tërheq ekipin para dhe të hap shumë punë. E njoh prej kohësh dhe mund të them se është një sulmues që të hap shumë punë”, u shpreh Bici.

Bici shkoi te Flamurtari në verë, si një nga kërkesat e para të trajnerit Duro dhe me kalimin e kohës, lezhjani po justifikon këmbënguljen e teknikut, me paraqitjet e tij prej lideri. Ai evidentoi periudhën aspak pozitive te Vllaznia, ku luajti sezonin e kaluar.

“Ambientimi ka qenë shumë i vështirë, pasi vija nga një periudhë jo shumë e mirë në planin personal, te ekipi i Vllaznisë dhe nuk kam qenë i kënaqur me rendimentin tim. Kam ardhur me kënaqësinë më të madhe te Flamurtari, pasi Duron e njoh prej shumë kohësh, që te ekipi Kombëtar U-17. Këtë vit jemi një grup shumë shumë i mirë, por edhe tifozët e presidenca po na mbështesin shumë dhe tani mund të them me plot gojën që ndjehem shumë mirë”, u shpreh mbrojtësi Ditmar Bici.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...