Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Biba kërkon rritje të Grantit për Mundjen

Renditja e Eriglent Prizrenit i pesti në botë në kampionatin botëror të mundjes për të rinj për stilin e lirë që po zhvillohet në Tempere te Finlandës, tregon edhe një herë se sa shumë potencial ka Shqipëria në këtë sport individual. Presidenti shqiptar i Mundjes, Martin Biba, duke iu referuar arritjes së Prizrenit theksoi në një konferencë për shtyp që ky është një sinjal mjaft domethënës për vazhdimësinë e mundjes sonë.

Talenti Prizreni, një mundës i ri me shumë ambicie, shjegoi se mundësitë e tij ishin për t’u futur në zonën e medaljes, por një problem fizik e penalizoi përballë rivalit iranian.

Largimi i mundësve më të mirë jashtë Shqipërisë për arsye financiare është një problem që sipas presidentit Biba duhet të trajtohet me shumë kujdes nga qeveria,duke rritur grantet për sportin dhe vecanërisht për mundjen.

E vetmja mundësi për t’u paraqitur me ekip të plotë në Ballkaniadë, sipas Bibës, është mbështetja më e madhe financiare.

Biba i bëri thirrje Bashkisë së Tiranës që ta shohë me prioritet vënien sa më parë në funksionim të palestrës së mundjes, për t’u dhënë mundësi sportistëve që të përgatiten sa më mirë për ventet ndërkombëtare.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...