Merkato

Betis Sevilla, gati të kthejë Alex Song në La Liga

Alex Song mund të përsërisë aventurën e tij në Primera Division. Ish-lojtari i Barcelonës, i cili së fundmi luante për Rubin Kazan, por që ndërpreu kontratën për arsye financiare, është i lirë për të firmosur me çdo ekip. Real Betis po insiston me më shumë për të siguruar shërbimet e kamerunasit. Mesfushori po stërvitet me Arsenalin për të qenë në formë, ndërsa bisedimet me Betisin janë shumë pranë finalizimit. Song do të ishte goditja e dytë e madhe për klubin pas afrimit të Marc Bartra në janar.

To Top