Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Betis kërkon të surprizojë sërish Realin, Atletico për të shkuar -7 ndaj Barçës

Për herë të parë pas plot 18 sezoneve Real Betis ka rastin për të mundur dy herë brenda të njëjtit kampionat në Primera Division pikërisht rekordmenët e Realit të Madridit, teksa do të presë klubin mbretëror në Andaluzi, në Stadiumin Benito Villamarin. Jo më kot kjo ndeshje është programuar për t’u luajtur në mbrëmje, në orën 20:45, pasi për herë të parë pas shumë kohësh “bardhjeshilët” synojnë zonën europiane, ndërsa ekipi madrilen në krahun tjetër paraqitet në jug të Spanjës pas rezultatit tepër pozitiv në Champions League me Paris SG. Për “Los Blancos” ka fare pak rëndësi mënyra se si u zhvillua takimi i mesjavës. Gjëja më e rëndësishme në atë përballje ishte pikërisht rezultati dhe duke patur parasysh faktin që dueli i kthimit do të luhet pas dy javësh e gjysmë është koha që skuadra e Zinedine Zidane t’i përqëndrojë që të gjitha forcat në kampionat, për t’u ngjitur të paktën në vendin e tretë në ligë, pozicion të cilin skuadra merengues ka rastin për ta marrë që mesjavën e ardhshme, kur do të rikuperohet edhe takimi i prapambetur me ekipin tjetër të Madridit Leganes. Ekipi i Quique Setien ka fituar 4 nga 6 ndeshjet e fundit në kampionatin spanjoll, megjithatë pavarësisht triumfit 1-0 të fazës së parë falë golit të realizuar në 94′ nga ish-sulmuesi i Barcelonës B Sanabria, këtë herë skuadra andaluziane duhet të ruhet nga Cristiano me shokë, pasi Real Betis përfaqëson pikërisht ekipin që ka pësuar më shumë në shtëpi, plot 23 gola në 12 takime. Më herët në orën 16:15 po në Spanjë do të luhet edhe takimi tjetër Atletico Madrid – Athletic Bilbao. Me 5 fitore në 6 ndeshjet e fundit “Los Colchoneros” u afruan disi me Barçën në krye të renditjes, për më tepër “bardhekuqtë” tashmë janë akoma më të qetë pas triumfit 4-1 në Danimarkë, në Europa League me Kopenhagenin. Simeone kërkon 3 pikët e radhës ndaj ekipit bask, që përveçse është mundur sistematikisht nga Atletico do të zbresë në Wanda Metropolitano i lodhur pas kthimit rraskapitës nga Moska, por gjithashtu edhe pa dy lojtarët më të rëndësishëm Aritz Aduriz dhe Raul Garcia.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...