Serie A

Betejë për të drejtat e transmetimit, gjykata pezullon tenderin e Mediapro

Një gjykatë në Milano ka mbështetur pezullimin e tenderit të Mediapro për rishitjen e të drejtave të futbollit të Serie A sepse është në kundërshtim me ligjin italian. Tenderi u pezullua muajin e kaluar pas një ndërhyrjeje nga Sky.

Transmetuesi italian u kalua në ankand nga Mediapro për të drejtat e sezoneve 2018-21. Sky me sukses argumentoi se ndërmjetësi spanjoll nuk ishte në një pozitë ligjore për të bërë një ofertë. Mediet lokale raportojnë se gjykatësi Claudio Marangoni vendosi që tenderi nuk respektonte ligjin italian dhe ishte në kundërshtim me parimet e antitrustit.

Vendimi nënkupton një shtyrje të mëtejshme të afatit fillestar nga 21 prilli. Të drejtat televizive për periudhën 2018-2021 fillimisht janë shitur për 1.05 miliardë euro..

Ndërkohë nga ana tjetër reagoi edhe vetë Mediapro, që bleu fillimisht të drejtat e transmetimit në Serinë A, duke thënë se ka apeluar tashmë vendimin e Gjykatës së Milanos.

“Sky është i shqetësuar sepse po humb pozitën dominante në futbollin italian, por kjo nuk është për fajin tonë”, deklaruan përfaqësuesit ligjorë të Mediapro.

To Top