Kategoria e Parë

Besa fiton dhe ngushton diferencën me Kastriotin

Besa përfitoi maksimalisht nga hapi fals i Kastriotit në javën e 4-t të Grupit A, në Kategorinë e Parë. Kavajasit morën fitoren e 3-të në kampionat, duke mundur 3-1 një rival direkt për ngjitjen si Erzeni.

Pavarësisht një nisje jo të mirë të sfidës, pasi shijakasit kaluan në epërsi në minutën e 15-të, vendasit patën meritën se barazuan shumë shpejt me golin e Veton Shabanit në të 24-ën.

Në pjesën e dytë ishte përvoja e futbollistëve të Besës që i dha fitoren verdhezinjve. Që në minutën e 47-të, Mario Morina mundi të kalojë në epërsi skuadrën kavajase, duke i dhënë Besës qetësinë e nevojshme në minutat në vazhdim, derisa në të 74-ën Ervis Kaja shënoi dhe golin që vulosi shifrat 3-1, duke mbyllur përfundimisht sfidën në favor të Besës.

Me këtë fitore verdhezinjtë ngjiten në kuotën e 9-të pikëve në tabelën e klasikimit të Grupit A, duke patur një pikë më pak se Kastrioti, teksa janë njëkohësiht dhe ekipi që ka shënuar më shumë në grupin e saj.

To Top