Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Besa e Pejës për herë të parë larg Superligës

Besa e Pejës është minusi i vitit në futbollin kosovar dhe në sportin kosovar në përgjithësi. Derisa qyteti i buzë Bjeshkëve të Rugovës dikur krenohej me Besën dhe sukseset e saj, ajo sivjet ka zgjënjyer të gjithë e në veçanti tifozët e saj. Në fakt Besa dy javë para fundit të kampionatit në Vala Superligën e Kosovës edhe zyrtarisht ka humbur statusin në elitën e futbollit kosovar. Pejanët nga edicioni i ardhshëm do të bëjnë gara në Ligën e Parë të Kosovës dhe kjo është hera e parë që klubit të njohur pejan i ndodh diçka e tillë, pasi së bashku me Prishtinën ishin të vetmet pjesë e elitës që nga pavarësimi i futbollit të Kosovës.

Besa ka qenë tri herë radhazi kampione e Kosovës nga viti 2004 deri më 2007, derisa po aq herë ka triumfuar edhe në Kupën e Kosovës. Madje pejanët vjet fituan Digitalb Kupën e Kosovës kur në finale mudën Llapin me penallti.

Humbja e fundit nga Flamurtari në shtëpi 0:4 edhe zyrtarisht e dërgoi Besën në një rang më të ulët të garave dhe ky vit do të mbahet gjatë në mend për skuadrën e njohur pejane që ka qenë kreanria e qytetit të Pejës. Megjithatë kjo është një humbje edhe për vet qytetin e Pejës që njihet si një qytet me ekonomi dhe biznesmenë shumë të fortë.

Ata e lanë në situatë të vështirë materiale Besën në këto vitet e fundit dhe kulmi është ky edicioni aktual kur pejanët u dorëzuan dhe në këtë mënyrë në ediconin e ardhshëm qyteti i Pejës nuk do të ketë asnjë skuadër në elitën e futbollit kosovar. Në njëfarë mënyre rënia nga Liga për Besën ndoshta mund të jetë edhe pozitive që të organizohet njëherë e mirë dhe të ketë projekte më serioze pasi në këto vitet e fundit Besa vetëm ishte arrnuar dhe thuajse çdo vit është përballur me probleme të njëjta.

Shpresojmë të mos jetë një lamtumirë por vetëm një mirupafshim duke pritur që pejanët të kthehen shumë shpejt në elitën e futbollit kosovar.

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...