Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Bernard Challandes? Më 2 mars zyrtarizohet trajneri i ri i Kosovës

Saga se kush do të jetë trajneri i ri i Kosovës që po qarkullon në mediat shqiptare e të huaja tash e 5 muaj, do të marrë fund të premten. Sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, konfirmoi për Supersport që emri i trajnerit të ri do të publikohet në kuvendin e ardhshëm të FFK-së, që mbahet me 2 mars. Sipas Salihut, me pasardhësin e Albert Bunjakut është arritur parakontratë, ndërsa zyrtarizimi do të bëhet pasi të vendosë Komiteti Ekzekutiv. Sekretari i qeverisë se futbollit të Kosovës nuk ka dashur të zbulojë emrin trajnerit, por e ka pranuar që ai është me kombësi zvicerane. Sipas të gjitha gjasave, selektori i Kosovës do të jetë Bernard Challandes. 66-vjeçari zviceran aktualisht punon si “scout” tek ekipi Baselit, ndërsa më parë ka qenë përzgjedhës i Armenisë, nga e cila kishte dhënë dorëheqje në mars të vitit 2015 vetëm 1 ditë pasi ishte mposhtur nga Shqipëria në ciklin kualifikues të “Euro 2016”. Challandes është menaxher në kompaninë e Footuro, që menaxhon 45 futbollistë, në mesin e tyre 12 shqiptarë, pjesë e të cilëve është edhe mesfushori i kombëtares shqiptare, Migjen Basha.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...