Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Berisha merr “ok” nga stafi, Panucci me grupin e plotë

Shqipëria ka vazhduar dhe pasditen e kësaj të mërkure përgatitjet për ndeshjen miqësore me Norvegjinë në program të hënën e 26 Marsit. Për herë të parë në stërvitje trajneri Panucci ka patur të gatshëm të gjithë lojtarët e grumbulluar për këtë sfidë të parë për vitin 2018.

Etrit Berisha është rikthyer të stërvitet me grupin dhe duket se për momentin ka hedhur pas problemet fizike. Portieri kuqezi ka marrë dritën jeshile nga stafi mjekësor, pasi iu nënshtrua një kontrolli të detajuar gjatë ditës, ndërkohë që në stërvitjen e mëngjesit ishte rikthyer në ekip dhe Berat Gjimshiti, që kishte kërkuar leje nga trajneri për shkak të një fatkeqësie familjare.

Më pas ka mbërritur dhe Elseid Hysaj, i cili ka qenë i gatshëm për trajnerin në stërvitjen e pasdites. Panucci e ka bazuar punën e tij kryesisht në një stërvitje tekniko-taktike, duke dashur që të fillojë të injektojë në skuadër idetë e tij lidhur me detyrat që lojtarët do të zbatojnë në miqësoren e së hënës ndaj një kundërshtari që është i ngjashëm me rivalin e saj në grupin e Ligës së Kombeve, Skocinë, për këtë arsye kjo sfidë ka një rëndësi të veçantë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...