Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Berisha flet si kapiten: Rruga drejt Europianit të ardhshëm nis nga Turqia për ne

Në mungesë të Ansi Agollit, shiritin e kapitenit në krah në sfidën miqësore të kësaj të hëne ndaj Turqisë në Antalya do ta mbajë Etrit Berisha. Gardiani i kombëtares shqiptare ishte i pranishëm në konferencën për shtyp përkrah trajnerit Christian Panucci. Për titullarin e portës së Atalantës, ndeshja ndaj Turqisë nuk është thjeshtë një miqësore pasi sipas Berishës në këtë sfidë Shqipëria nis eliminatoret për Europianin e ardhshëm.

“Jemi të kënaqur me të gjithë punën që kemi bërë. Kemi patur një javë kohë për ta përgatitur sfidën me Turqinë. Prurjet e reja kanë sjellë gjithmonë freski në ekipin kombëtar. Kemi punuar në çdo aspekt për tu paraqitur sa më mirë në këtë ndeshje. Për ne kualifikueset e kampionatit të ardhshëm europian fillojnë që në sfidën ndaj Turqisë. Duhet të bëjmë një figurë sa më të mirë në këtë ndeshje që të krijojmë edhe atë vetëbesimin që do të na shërbejë për të ardhmen”.

Berisha nuk ka frikë asnjë kundërshtar te Turqia por është më shumë i fokusuar te loja që do të zhvillojnë kuqezinjtë në Antalya.

“ Kam vënë re që te përfaqësuesja e Turqisë kanë ardhur disa emra të rinj, kanë edhe lojtarë të rinj që kanë kualitet. Mendoj që janë edhe ata në një lloj tranzicioni, por për ne është shumë e rëndësishme që të luajmë sa më mirë. Nuk i druhem ndonjë kundërshtari në veçanti, ne duhet të bëjmë ndeshjen tonë të mendojmë për veten dhe kaq”.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...