Kupa e Italise

Berisha eliminon Hysajn, Napoli mposhtet nga Atalanta

Viti 2018 ka nisur “ters” për Napolin, që është eliminuar nga Atalanta në Kupën e Italisë. Në sfidën çerekfinale të kompeticionit, e luajtur në “San Paolo”, skuadra ku luan Elseid Hysaj u eliminua 1- 2 nga Atalanta, që edhe në këtë sfidë kishte të padiskutueshëm në portë Etrit Berishën. Një miniderbi shqiptarët i fituar nga “gardiani” i bergamaskëve, të cilët po befasojnë në të gjithë kompeticionet ku marrin pjesë në këtë sezon.

Të gjithë golat e këtij takimi u shënuan në pjesën e dytë. Në të 50-tën befasoi Castange, pas një aksioni të bukur nga e majta, duke kaluar Atalantën në epërsi.

Skuadra e Sarrit mori një tjetër goditje të rëndë në të 81-tën, kur Gomez realizoi të dytin, ndërsa 6 minuta para se të mbyllej koha e rregullt Mertens shkurrtoi në 1-2 diferencën, i shërbyer nga Insigne. Në minutat e mbetura Atalanta mundi të rezistonte pa pësuar një tjetër gol, duke siguruar një vend në gjysëmfinale të Kupë së Italisë.

 

 

To Top