Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Benevento shpreson te qëndrimi, merr ish mesfushorin e Tottenhamit

Ka marrë vetëm 1 pikë në 18 javët e para të Serisë A (atë ndaj Milanit në barazimin 2-2), por Benevento beson ende te qëndrimi mes më të mirëve. Skuadra e ngjitur vetëm këtë vit në Ligën e më të mirëve, në Itali është duke punuar për të realizuar të paktën 3 afrime, të kërkuara me ngulm nga trajneri De Zerbi.

Fillimisht Benevento ka zyrtarizuar mbërritjen e ish mesfushorit të Tottenhamit, Sandro, që së fundi ka luajtur për Besiktasin dhe do të vijë i huazuar që nga fillimi i janarit. Krahas tij, pritet edhe nënshkrimi me ish mbrojtësin anësor të Juventusit, Paolo De Ceglie, por edhe qendërmbrojtësi francez Billong. Me këto lëvizje, drejtuesit e Beneventos kanë ndërmend të luajnë shanset e tyre për të qëndruar në Serinë A.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...