Kupa e Italise

Benatia hero, Donnarumma zero; Juventus ngre trofeun e parë sezonal (Video)

Ka rezistuar vetëm 45 minuta Milani i Gattusos, për t’u dorëzuar më pas përballë Juventusit, që bërit të vetin trofeun e parë për këtë sezon, Kupën e Italisë.

Në finalen e luajtur në ’Olimpico’ të Romës, sfida ishte mjaft interesante vetëm në 45 minutat e para, ku të dy skuadrat luftuan shumë dhe u treguan të kujdesshme.

Pjesa e dytë filloi me mjaft vrull për Juventusin e Allegrit, që rriti presionin dhe gjeti golin e avantazhit në minutën e 56, me anë të mbrojtësit maroken, Mehdi Benatia, i cili kërceu më shumë se të gjithë pas një këndoreje dhe dërgoi topin në rrjetë.

Vetëm 5 minuta më vonë ishte Douglas Costa që bëri gjithçka mirë dhe gjuajti nga distanca, ndërsa Donnarumma gaboi në zgjedhjen për të ndalur direkt topin dhe pa t’i rrëshqiste dhe të përfundonte në rrjetë.

Me rezultatin 2-0, Milani humb toruan, ndërsa bardhezinjtë shfrytëzojnë këtë moment për të shënuar edhe një tjetër gol, që edhe këtë herë ishte më shumë një dhuratë e portierit të kuqezinjve, që me dy gabime radhazi, hodhi poshtë atë paraqitje mjaft të mirë në 60 minutat e para. Rezultati u vulos përfundimisht në minutën e 76, kur sulmuesi kroat Nicola Kaliniç shënoi në portën e tij edhe golin e 4-t për Juventusin.

Bardhezinjtë fituan kështu për herë të 13 Kupën e Italisë dhe për herë të 4-t radhazi, ndërsa janë shumë pranë edhe titullit të 7 kampion radhazi, pasi u mjafton vetëm një pikë për të triumfuar në Serinë A.

To Top