Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Ben Arfa, qëndrimi tek PSG po kthehet në një makth

Ben Arfa nuk po arrin dot të zgjohet nga makthi që po përjeton tek Paris Saint Germain. I dëbuar nga ekipi dhe pa mëbshtetjen e Unai Emery, mesfushori francez  me tipare sulmuese është protagonist i artikullit të “L’Equipe”, falë gjëndjes së tij apsak normale brenda ekipit të sheikut Naser Al Khelaifi. 30 vjecari nuk është parë të luajë më një ndeshje që në datën 5 prill në takimin për Kupën e Francës, çka përkthehet në 7 muaj mjerimi për mesfushorin. Ardhjen e  tij tek Parisi e prezantoi vetë Unai Emery krenar për një tjetër yll që i bashkohej skuadrës së  tij.  Gjithsesi, tashmë situata ka pësuar një kthesë pej 360 gradësh për francezin, me teknikun spanjoll që nuk ishte aspak i kënaqur me punën dhe sjelljen e Ben Arfa prej një kohe të gjatë. Nuk merr pjesë dhe aq më pak tregon frymë ekipi, citohet të ketë thënë tekniku 45-vjeçar. Tashmë Ben Arfa numëron plot 204 ditë jashtë ekipit, me klubin e Parisit që dëshron t’a shesë një orë e më parë. Këto janë episode që i kanë mbyllur përgjithmonë dyert bashëkpubinimit mes Paris Saint Germainit dhe 30-vjeçarit. Ky i fundit nuk ka duruar dot më dhe e ka denoncuar klubin, me avokatin e tij që ka ngritur akuzën e dhunës dhe presionit psikologjik që klubi ushtron mbi klientin  e tij. “Në verë u lajmërua që nuk do të ishte pjesë e grupit që do të udhëtonte për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vetëm një ditë para nisjes, edhe pse e detyruan që të stërvitej deri në minutën e fundit. Mungesa e respektit e treguar ndaj tij ka qënë konstante”, ka deklaruar avokati i lojtarit.  Një tjetër incident që e pa Ben Arfan protagonist ishte edhe ai me Neymar. Francezi dëmtoi brazilanin gjatë një seance stërvitore, çka e la ish yllin e Barcelonës jashtë për një ndeshje të Ligue 1.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...