Kupa e Shqiperise

Begeja: Nuk kishim shanse, mendjen te Vllaznia

Gentian Begeja debutoi si trajner i Teutës, në sfidën e Kupës së Shqipërisë, të cilën e humbi 3-0, por siç thotë, nuk është se skuadra erdhi me pretendime në Korçë, duke pasur parasysh edhe rezultatin e ndeshjes së parë.

“Në takimin e sotëm nuk është se kishim shumë pretendime, nisur edhe nga rezultati i ndeshjes së parë, që favorizonte dukshëm vendasit, por u munduam të japim më të mirën dhe të punojmë në funksion të ndeshjes së fundjavës me Vllazninë”, u shpreh Begeja.

Pikërisht ndaj shkodranëve, Teuta do të luajë një ndeshje mjaft të rëndësishme sa i përket çështjes së qëndrimit në Superiore. Begeja aktivizoi sot 8 titullarë, por edhe për këtë e ka një arsyetim.

“luajtëm me shumë prej titullarëve, pasi disa prej tyre vinin nga dëmtimi dhe donim t’ju jepnim disa minuta, për t’i pasur në maksimum në sfidën me Vllazninë. Situata është mjaft e vështirë, por unë personalisht nuk besoj se Teuta do të bjerë një kategori më poshtë dhe do të bëjmë maksimumin për ta shmangur këtë”, u shpreh trajneri i Teutës.

To Top