Connect with us

Hi, what are you looking for?

Peshëngritje

Begaj, pozitive me doping?!

Tronditet peshëngritja shqiptare. Romela Begaj ka rezultuar pozitive në një nga testet antidoping të kryera në Botërorin e Peshengritjes që u zhvillua në SHBA. Edhe pse në mënyrë indirekte lajmi konfirmohet nga burime brenda Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, ku ka mbërritur në fundin e javës së kaluar një sinjalizim nga Wada agjensia botërore  e anti dopingut në lidhje me peshëngritësen shqiptare e cila ka rezultuar pozitive në testin e parë antidoping ndaj substancëz stanozolol, e njëjta për të cilën Begaj u dënua pak vite më parë. Në Federatën Shqiptare të Peshëngritjes preferojnë ta konsiderojnë një dyshim për doping, duke bërë të ditur se do të prononcohet vetëm pas konfirmimit të testit B, dhe njoftimit zyrtar nga Federata Botërore e Peshëngritjes, por vetë kërkesa dhe lajmi për kryerjen e testit B është në fakt konfirmimi për sinjalizimin pozitiv për testin e parë. Pozicionimi zyrtar i Federatës ndërkohë për momentin është se e konsiderojnë Romelën të pastër, pasi nuk mund të njollosin figurën e saj pa marrë konfirmimin përfundimtar nga Federata Botërore. Lajmi është një goditje e madhe për sportin shqiptar, peshëngritjen dhe vetë Romelën. Sportistja 31-vjeçare siguroi në fakt arritjen më të madhe sportive gjatë vitit 2017 duke fituar medaljen e artë në shkëputje në Botërorin e Peshëngritjes që u zhvillua në Anaheim të SHBA, si dhe u shpall nënkampione e Botës në dygarësh, arritje që tani në rast të një konfirmimi të rezultatit pozitiv edhe në testin B do të anulloheshin duke shtuar një njollë të rëndë në peshëngritjen shqiptare që prej vitesh vuan problemet e dopingut. Në vitin 2014, Romela Begaj, Daniel Godelli dhe Hysen Pulaku rezultuan pozitivë ndaj subtsancës stanozolol në Botërorin e Kazakistanit dhe u ndëshkuan me pezullime pas shlyerjes së të cilqave shprsohej që peshëngritja të kishte një fillim të ri, por ky zhvillim është një goditje e rëndë në këtë drejtim. Tanimë në rast të konfirmimit edhe nga testi B, rrezikon një dënim të rëndë jo vetëm Begaj, por edhe Federata Shqiptare e Peshëngritjes.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...