Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Befason Shkëmbi: Dhashë dorëheqjen nga Liria, por nuk i lë vetëm lojtarët

Trajneri i Lirisë së Prizrenit, Bledi Shkëmbi, ka befasuar me deklaratën e tij pas fitores me Feronikelin. Ai zbuloi se ka dhënë dorëheqjen para dy ditëve për shkak të problemeve me drejtuesit, por premtoi se do t’u qëndrojë pranë futbollistëve deri në momentin që do ta shkarkojnë.

“Që në momentin që është larguar kryetari Mirsat Çollaku, të themi të vërtetën ne kemi patur shumë probleme, por që jemi munduar t’i mbajmë të fshehta. Problemet kanë qenë të natyrës financiare e para, por edhe disa mosmenaxhime të mira nga presidenti i ri që ka ardhur, por edhe nga drejtori i klubit. Unë dhe lojtarët kemi qenë veç, disa anëtarë të kryesisë bashkë me drejtorin veç.

Kanë punuar ndoshta me dashje apo padashje kundër ekipit dhe këto fjalë dua t’i lidh me ndeshjen sot, që këta futbollistë u treguan këtyre njerëzve që futbolli nuk ka pasaportë, shqiptare apo kosovare, futbolli ka vetëm futbvollistë të mirë që stërviten mirë, ka profesionalizëm. Futbolli nuk ka që do kryetari dy futbollistë do të paguhen dhe 3 nuk do të paguhen, futbolli nuk ka nga këto.

Unë kam dy ditë që e kam dhënë dorëheqjen, por për hir të futbollistëve kam ndenjur t’i respektoj dhe për hir të tyre do të jem deri në momentin e fundit, nëse kryesia do të të më lërë të punoj, në të kundërt të dalë kryesia të më shkarkojë”.

Liria pas 21 javësh në kampionat, ndodhet në vendin e katërt me vetëm 3 pikë më pak se skuadra kryesuese e Dritës.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...