Connect with us

Hi, what are you looking for?

Boks

Befason Mayweather: Jam gati të luftoj në MMA!

Pas supozimeve dhe rrjedhjes së vazhdueshme të informacioneve, më në fund vjen lajmi “bombë”. Floyd Mayeeather ka deklaruar në sajtin TMZ që në moshën 41-vjeçare nuk ka ndërmend të ndalet, por dëshiron të kalojë te artet marciale mikse.

“Jam shumë serioz për këtë që po them,” – këmbënguli boksieri me ecurinë më të mirë në historinë boksit.

Në fakt, këtë lajm e kishte konfirmuar pak ditë më parë edhe kampioni aktual i peshës “velter” në UFC, Tyron Woodley, i cili do të jetë trajneri i “Money”.

“Mund të luftoj në MMA, teknika ime e luftimit nuk është keq, nga 1 deri te 10 do t’i vija notën 7, por mundësitë janë për të shkuar te nota 9. Do të përmirësohem në goditjet me shkelma, sepse me grushtet jamë shumë mirë,” – vijoi më tej Mayweather.

Ky kapërcim, në fakt, i ngjan atij të Conor McGregor, që nga UFC tentoi të kishte sukses pikërisht kundër Mayweather në boks.

“Do të kem nevojë për pak më shumë se tre muaj stërvitje, ndoshta nga 6 deri 8 muaj. Do të marr kohën e nevojshme, dua t’i bëj bëj gjërat në mënyrën e duhur.”

Pas këtij njoftimi, është e logjikshme të mendosh se mund të vendoset për një tjetër duel me McGregor, edhe pese ende nuk ka një marrëveshje me UFC. Gushtin e vitit të kaluar, Mayweather fitoi plot 100 milionë euro nga përplasja me kampionin irlandez të UFC. Në një tjetër sfidë revanshi në MMA mund ta përfitojë sërish këtë shumë.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...