Kupa e Gjermanise

Bayerni “shkurorëzon” Dortmundin, fiton klasiken e Kupës

Bayern Munich e mbyll në mënyrën më të mirë vitin 2017-të. Skuadra e Jup Heynckes fitoi 2-1 klasiken ndaj Borussias së Dortmundit dhe shkurorëzuar verdhezinjtë dhe duke u kualifikuar në çerekfinalet e Kupës së Gjermanisë. Kjo ishte një mini-hakmarrje e bavarezëve ndaj Dortmundit për atë eliminim që verdhezinjtë i bënë Bayernit në gjysëmfinalet e edicionit të kaluar të Kupës. Në Allianz Arena vendasit e nisën me marshin e 5-të sfidën. Pas traversës së goditur nga Vidal që në fillim Bayerni zhbllokoi shifrat me golin e Boateng ndërsa Muller në minutën e 40-të dyfishoi shifrat. Dortmundi e rriti shumë nivelin e lojës në pjesën e dytë duke u rikthyer në ndeshje me golin e ukrainasit Yarmolenko në minutën e 77-të. Por pavarsisht përpjekjeve të verdhezinjëve deri në fund sfida nuk prodhoi më gola me Peter Stoger që pësoi humbjen e parë në stolin e Borussias ndërsa verdhezinjtë u eliminuan nga Kupa e Gjermanisë.

To Top