Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Bayerni s’di të ndalet, mposht edhe Schalken me dyshen Lewandowski-Muller

MUNICH, GERMANY - FEBRUARY 10: Thomas Mueller of Bayern Muenchen (25) scores a goal past goalkeeper Ralf Faehrmann of Schalke to make it 2:1 during the Bundesliga match between FC Bayern Muenchen and FC Schalke 04 at Allianz Arena on February 10, 2018 in Munich, Germany. (Photo by Alex Grimm/Bongarts/Getty Images)

Bayerni i Mynihut nuk po njeh kundërshtarë në Bundesligë. Kampionët në fuqi të Gjermanisë kaluan 2-1 në “Allianz Arena” Schalken dhe mbajnë distancën e një jave më parë me ndjekësit më të afërt.

Robert Lwandowski shënoi golin e parë të takimit në minutën e 16-të, pasi shfrytëzoi një top të mbetur në zonën e portierit pas një goditjeje të fortë nga distanca.

Franco Di Santo barazoi shifrat në minutën e 29-të me një goditje të befasishme brenda zonës, i shërbyer nga e djathta e sulmit nga Leon Goretzka.

Gjithsesi, bavarezët rikthyen epërsinë në rezultat në minutën e 36-të me Thomas Muller me një goditje diagolane rrafsh me token, që e gjeti të papërgatitur portierin Fahrmann. Schalke pas kësaj hubmjeje, që ishte e dyta radhazi në kampionat, zbret në vendin e 6-të.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...