Bundesliga

Bayerni nuk toleron, fitore me goleadë ndaj Gladbach

Bayern Munich nuk lë asgjë për rivalët në Bundesligë. Edhe pse është shpallur matematikisht kampione, skuadra e Jupp Heynckes vazhdon të fitojë dhe e bën këtë me goleadë. Në Alianz Arena, bavarezët mposhtën 5-1 me përmbysje Borussia Moenchengladbach. Goli i shpejtë i zviceranit Josip Drmic për miqtë krijoi përshtypjen se Bayerni do të toleronte disi, por duke ditur rivalitetin e ashpër mes këtyre dy skuadrave, bavarezët reaguan fuqishëm duke përmbysur rezultatin me dy gola të shpejtë të sulmuesit Sandro Wagner në minutat e fundit të pjesës së parë. Në fraksionin e dytë Thiago Alcantara, David Alaba dhe Robert Lewandowski vulosën fitoren e thellë 5-1 të Bayernit që me këtë sukses u ngjit në kuotën e 75 pikëve, plot 23 më shumë se Schalke 04 që këtë të dielë do të sfidojë Dortmundin në derbin e Ruhrit.

To Top