Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Bayerni mposht Hannoverin, Hoffenheimi shkatërron Liepzigun

Bayerni Mynihut iu kthye fitores në Bundesligë, por vuajti jo pak ndaj Hannoverit, që pavarësisht se u mposht 3-1, tentoi deri në fund për të marrë pikë në “Allianz Arena”. Arturo Vidal gjeti rrjetën për vendasit që në minutën e 17-të, duke dhënë përshtypjen e një suksesi të lehtë. Mirëpo në të 29-ën miqtë fituan një 11-metërsh, që nuk u kthye në gol nga Fullgurk, pasi Ulreich i kuptoi krahun. Gjithsesi, vetëm 6 minuta pas këtij momenti, Benschop barazoi takimin.

Bayerni reagoi me forcë në pjesën e dytë, duke barazuam me Coman në të 67-ën, por lojtarët e Hannoverit nuk u dorëzuan, duke kërkuar me ngulm një tjetër gol në minutat e mbetura. Bavarezët mundën të merrnin frymë lirisht vetëm pas golit të sigurisë të shënuar nga Lewandowski 3 minuta para përfundimit të kohës së rregullt. Humbje e thellë 4-0 e Liepzigut në fushën e Hoffenheimit, ndërsa Dortmundi mori vetëm një pikë në transfertë me Bayer Leverkusen, duke barazuar 1-1. Fitore minimale e Werderit me Shtutgartin. Ndeshja e fundit e së shtunës mes Schalkes dhe Kolnit u mbyll në barazim 2-2.

FSV Mainz 05 – FC Augsburg      1-3
Bayer Leverkusen – Dortmund  1-1
Bayern Munich – Hannover       3-1
Hoffenheim – Leipzig                  4-0
Werder Bremen – Stuttgart        1-0

Schalke 04 – Koln                          2-0

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...