Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

Basketboll, Kosova mposht Maqedoninë

Historike. Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll ka shënuar fitoren e parë zyrtare në histori, duke e mundur Maqedoninë 72-68 në ndeshjen hapëse të para-eliminatore për Botërorin Kina 2019. Rezultati në fund 72:68 me djemtë e Kosovës që lan shpirtin në parket gjatë  gjithë takimit, duke bërë një paraqitje fantastike, sidomos në pjesën e parë.

Të inspiruar nga super-Dardan Berisha, i cili udhëhoqi ekipin në çerekun e parë, sidomos me gjuajte për tri pikë, duke e mbyllur 23:11  sa për të rritur entuziazmin në palestrën e sporteve në Prishtinë. Në çerekun e dytë, mbrojtja e Kosovës ishte një mur i vërtetë, asnjë hapësirë për kundërshtarin sidomos për amerikanin e natyralizuar te Maqedonia Theodor, që ishte lojtari më i mirë. Ndërkohë ndezën motorët edhe vëllezërit Fisnik dhe Granit Rugova, të cilët bënë paraqitje shumë të mirë për ta mbyllur pjesën e parë në favor 40:20, plus 20 pikë. Pjesa e dytë rifillon me një aley-hoop Berisha – Lis Shoshi, për të treguar se kjo është mbrëmja e Kosovës. Kosova vazhdoj me lojë të mirë edhe në çerekun e tretë, mirëpo duke qenë ritmi maksimal çereku i 4-t nuk ishte ashtu siç pritej, dhe në fund Kosova e rrezikoi seriozisht fitoren. Maqedonia rikthehet në përfundim dhe arrin të shkrijë një epërsi prej 16 pikësh të Kosovës, aq sa 44 sekonda para fundit rezultate tregonte 70:68, pas një treshe  fantastike të Tasovskit.  Gjithsesi, Kosova në aksioni ne radhës fiton gabim personal në djaloshin e ri Leonard Mekaj, të cilit nuk i dridhet dora duke shënuar të dyja. Aksioni i radhës i Maqedonisë është pa rrezik dhe festa për Kosovën fillon me plotë të drejtë. Heroi i mbrëmjes ishte padyshim Dardan Berisha që realizoj 28 pikë, ndërsa u ndihmua edhe nga Granit Rugova që shtoj 12, ndërsa 11 të tjera fis Rugova. Te Maqedonia u dallua amerikani Theodor që realizoj 22 pikë, ndërsa 17 të tjera shtoj Stojanovski. Një mbrëmje e pritur për shumë vjet, një fitore që i hap rrugë Kosovës që të kaloj me suksese fazën e para-kualifikimeve dhe të arrijë kualifikimet për Botërorin Kina 2019. Ndeshja e radhës zhvillohet ndaj Estonisë në Talin me 9 gusht.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...