Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

Basket, CSKA kalon Panathinaikosin, Fenerbahçe fiton derbin me Anadolu Efes

Dominim absolut i CSKA-së së Moskës ndaj Panathinaikosit në raundin e tretë të ndeshjeve në Euroligën e Basketbollit. Ekipi i drejtuar nga greku Itoudis fitoi 81 – 63 para puklikut vendas, duke bërë të harrohet menjëherë humbja në parketin e Realit të Madridit. Spanjolli Rodriguez kishte statistikat më të mira të mbrëmjes me 25 pikë, 9 asiste dhe një top të rikuperuar, ndërsa amerikani Hines shtoi edhe 21 pikë të tjera për CSKA-në.

 

Fenerbahce triumfoi 80 – 70 ndaj Anadolu Efes në derbin e zjarrtë të Stambollit, të zhvilluar në “Ülker Sports Arena”. Pjesa e parë e kësaj përballjeje mjaft të luftuar u mbyll në barazim 34 – 34, por pikërisht në periodën e tretë Fenerbahce krijoi një shkëputje deri +12 pikë, për ta administruar me shumë kujdes këtë avantazh në periodën e fundit. Edhe pse nuk arriti  të shmangte humbjen, Anadolu Efes nxorri në statistika më të mirin e takimit, pikërisht kroatin Simon me 20 pikë, 4 asiste dhe 5 ribaund.

 

Me gjithë sforcon e madhe të serbit Nedovic, që realizoi plot 26 pikë, Unicaja u mposht 76 – 80 në shtëpinë e saj nga Bamberg, që siguroi fitoren e parë sezonale në Euroligë. Ndërkohë në derbin spanjoll mes Baskonias dhe Valencias dominuan miqtë, që fituan 63 – 80, duke e bërë të pavlefshme lojën mirë të gjeorgjianit Shengelia, i cili spikati me 22 pikë, 3 asiste dhe 2 rikuperime.

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...