La Liga

Bartomeu: Gati të plotësojmë kërkesat e Mascheranos

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, është i gatshëm të dëgjojë të gjitha kërkesat e Javier Mascheranos, që ai të vazhdojë të japë kontribut për “blaugranat”, të paktën deri në fund të sezonit. Argjentinasi mendon largimin nga klubi katalanas që në merkaton e janarit, por një lëvizje e tillë mund të ketë pasoja, sepse aktualisht mbrojtja e Barçës është në emergjencë, për shkak të dëmtimeve të disa futbollistëve të këtij reparti. Bartomeu theksoi se Barcelona është një klub human dhe do të dëgjojë gjithçka çfarë ka për të thënë lojtari, që ai të mos largohet para kohe nga “Camp Nou”.

To Top