Kupa e Spanjes

Bare titullar në barazimin e Atleticos së Madridit

Janë zhvilluar sot ndeshjet e tjera të Kupës së Mbretit në Spanjë, ndërsa skuadrat e Primera Divisionit e kanë lënë të hapur çështjen e kualifikimit për ndeshjen e kthimit.

Mesfushori dhe kapiteni i Shqipërisë U-21, Keidi Bare u aktivizua si titullar nga Diego Simeone, në transfertën e Atlticos ndaj Elches. Ndeshja përfundoi në barazim 1-1, ndërsa mesfushori fierak qëndroi në fushë për 60 minuta.

Në ndeshjet e tjera, Celta Vigo fitoi 1-2, në takimin ndaj Eibarit, ndërsa Villareali u mposht 1-0 nga Ponferradina. Valladolid humbi ndaj Leganesit, ndërsa Athletic Bilbao nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1, në Formentera.

To Top