Formula 1

Barcelonë/ Hamilton në pole, Vettel i treti

Dukej se do të ishte dita e Vettel, kur vendosi rekorde në dy sesionet e para të kualifikueseve, por Hamilton përmbysi gjithçka në sesionin e fundit kualifikues, duke e zbritur kohën në 1.16.173, me rekordin e ri të Barcelonës. Shoku i tij i skuadrës Bottas, ishte vetëm 40 të mijtat më ngadalë.

Vettel që bëri shkëlqyeshëm dy sesionet e para të kualifikueseve, duke vendosur kohët më të shpejta të të gjithë fundjavës dështoi në sesionin e tretë, ku në të dyja daljet nuk arriti të vendosej përpara njëvendësheve Mercedes. Koha e Vettel ishte 1.16.305, por në ndryshim nga dy pilotët e Mercedes që ishin me gomat supersoft, Vettel e arriti këtë kohë me gomat soft.

Dy njëvendëshet Mercerdes do të mbajnë vijën e parë të nisjes, pas tyre janë dy njëvendëshet Ferrari, me Vettel e Raikkonen, ndërsa Max Verstappen dhe Daniel Ricciardo do nisen nga vija e tretë. Edhe Ricciardo do të niset me gomat soft. Në dhjetëshen e parë janë edhe dy pilotët spanjollë me Alonson e McLaren në vendin e 8 dhe Sainz me Renault në vendin e 9.

Ky është pole position i dytë për në këtë sezon për britanikun Hamilton, pas suksesit në Australi, ndërsa tani numëron 74 pole position në karrierën e tij.

To Top