Kupa e Spanjes

Barcelona – Valencia dhe Leganes – Sevilla, çiftet gjysmëfinaliste

Përcaktohen dy çiftet gjysmëfinaliste të Kupës së Mbretit në Spanjë. Shorti e ka vendosur Barcelonën përballë Valencias, ndërsa Sevilla do të ketë përballë surprizën e këtij kompeticioni, Leganes, që nxori jashtë garës në fazën çerekfinale pikërisht Realin e Madridit.
Sigurisht që përplasje që tërheq më shumë vëmendjen është mes vendit të parë dhe të tretë të La Ligas, pra Barcelona – Valencia. Ndeshja e vajtjes do të luhet në Camp Nou. Datat dhe oraret e përplasjeve mbeten për t’u konfirmuar.

To Top