Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Barcelona synon arratinë, Reali i Madridit kthimin te fitorja

Në La Liga, Reali i Madridit duket se ka harruar shijen e fitores, ku në tre javët e fundit, ekipi regjistron 2 humbje dhe një barazim. Të rivalizosh Barcelonën kryesuese për Los Blancos duket mision i pamundur tashmë. Ndërkohë që do të presë në shtëpi Dep. La Coruna, me këta të fundit që enden në vendin e 18-të klasifikimit. Fitorja është detyrim për klubin mbretëror dhe kjo përballje vjen piëkrisht në një moment ku suksesi do t’i shërbente shumë skuadrës në një moment tepër delikat. Këtë takim mund ta ndiqni në Supersport 1 në orën 16:15. E nëse Reali është duket përjetuar ditët më të vështira, Barcelona I gëzohet momentit pozitiv dhe kreut të klasifikimit. Katalanasit do të udhëtojnë në transfertën e Real Betis. Blaugranat vazdhojnë të qëndrojnë të pamposhtur, ndërkohë që andaluzianët pas sukseseve ndaj Sevilia-s  dhe Leganes do të mundohen të befasojnë sërish edhe pse shanset janë të vogla. Një fitore e Barcelonës do ta çonte në 11 pikë avantazhin ndaj Atleticos së vendit të dytë. Këtë takim ju do të mund ta ndiqni në Supersport 3 në orën 20:45.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...