Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Barcelona para provës Sevilla, Messi 600 ndeshje me blaugranat

Këtë fundjavë në Camp Nou, Sevilla do të tentojë të cënojë sado pak pozitat e Barcelonës dominuese që falë edhe një Lionel Messi brilant që numëron plot 12 gola deri më tani, ndoshta edhe më në formë se më parë, ka shënuar një start sezoni thuajse perfekt. Në anën tjetër të medaljes është edhe një Barcelonë që vuan nga dëmtimet  me sulmuesin Luis Suarez që ka gjetur vetëm tre herë portën në 11 takime. Gjithsesi, blaugranat kanë një diferencë prej katër pikësh ndaj ndjekësve të Valencias dhe numërojnë plot 28 të tilla në total pas 10 ndeshjeve të luajtura, me 9 fitore e një barazim. Nga ana tjetër, pas tre fitoreve rradhazi përfshi edhe ato në Champions, Sevilla duket se ka rigjetur vetëbesimin dhe konfirmon statusin e pretendentes për t’u renditur  në katërshen më të mirë të kampionatit spanjoll ndaj këtë të shtunë ekipi i Berrizos do të provojë të vërë në vështirësi skuadrën e Valverdes. Por statistikat nuk flasin pro vizitorëve andaluzianë, të cilet në 14 takimet e  fundit të zhvilluara në shtëpinë e katalanasve kanë pësuar gjatë këtij proçesi gjithsej 38 gola. Transferta e Katalunjës vjen pas një serie ndeshjesh të vështira për skuadrën e Eduardo Berizzos në kampionat, ku kanë shënuar vetëm dy gola në 450 minutat e luajtura. Edhe pse blaugranat mbeten skuadra që duhet mundur, ekipit të Valverdes i duhet ende të japë prova se suksesi i tyre nuk varet vetëm tek magjiku Lionel Messi, në këtë kontekst përballja e Camp Nout do të jetë një sprovë për katalanasit. Sfida e sotme në Camp Nou do të jetë speciale edhe për Lionel Messin me yllin argjentinas që ndaj Sevillas do arrijë kuotën e 600 ndeshjeve zyrtare me fanellën e Barçës.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...