Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Barcelona do 3 pikët ndaj Getafes, luhet derbi Valencias pritet debutimi i Sadikut

GETAFE, SPAIN - SEPTEMBER 16: Luis Suarez of FC Barcelona is tackled by Djene Dakonam Ortega of Getafe during the La Liga match between Getafe and Barcelona at Coliseum Alfonso Perez on September 16, 2017 in Getafe, . (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Pas shtatë fitoreve radhazi në kampionat siç dihet Barcelona u ndal në derbin e qytetit me Espanjolin, sidoqoftë ishte diçka që pritej pak a shumë duke patur parasysh impenjimin tepër të rëndësishëm që Barça kishte në mesjavë me Valencian. Falë suksesit 2-0 në Mestalla klubi blaugrana siguroi finalen Kupës së Mbretit, ku më 21 prill skuadra e Ernesto Valverdes do të përballet me Seviljen, për të siguruar triumfin e katërt rresht në Kupën e Spanjës dhe të 30-in në historinë e këtij kompeticioni. Diferenca me Atletikon e Madridit është reduktuar, por gjithsesi objektivi i ekipit nuk është thjesht rikthimi i titullit në Camp Nou, por gjithashtu edhe për të fituar t’u shqetësuar, për më tepër me një kundërshtar si Getafe me të cilin ka luajtur tenis në dy përballjet e fundit ndërmjet tyre në Camp Nou.Barcelona synon trofeun në Primera Division duke thyer rekordin e 100 pikëve, rekord që u arrit fillimisht nga Mourinho për t’u barazuar menjëherë më pas nga Tito Vilanova. Me një përllogaritje të shpejtë Barcelona ka grumbulluar 58 pikë pas 22 ndeshjeve të para, prandaj duke patur parasysh objektivin tjetër për të fituar titullin pa asnjë humbje i vetmi kombinim i mundshëm fillon nga kuota 14 e fitoreve, kështuqë Barcës i lejohen edhe vetëm dy barazime në pjesën e mbetur të kampionatit spanjoll. Ndeshja me Chelsea-n do të luhet pas 10 ditësh, kështuqë skuadra e Ernesto Valverdes do të përqëndrohet vetëm te takimi me Getafen, që do të zhvillohet në Camp Nou në orën 16:15. Ekipi madrilen pozicionohet në mes të renditjes, në kuotën e 29 pikëve, pra miqtë kanë në klasifikim ekzaktësisht gjysmën e pikëve krahasuar me Barçën, që ndonëse nuk do të ketë në qendër lojtarë të rëndësishëm si Pique, Umtiti dhe Vermaelen përsëri nuk ka arsye për t’u shqetësuar, për më tepër ndaj një kundërshtari me të cilin ka luajtur tenis në dy përballjet e fundit ndërmjet tyre në Camp Nou. Mbrëmja në Spanjë rezervon derbin Valencia – Levante, me “Los Che” që pas eliminimit në Kupën e Mbretit tashmë si objektiv të vetëm kanë thjesht mbrojtjen e Zonës Champions.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...