Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Barcelona, 120 milionë Euro për Hazard

Barcelona vazhdon të nxehë merkaton europiane, me blaugranat që janë në kërkim të zëvendësuesit të denjë të Neymar, i transferuar te Paris Saint Germain për shifrën rekord të 222 milionë eurove. Sipas spekulimeve në Spanjë, katalanët i kanë përqendruar forcat te afrimi i mundshëm i Eden Hazard. Mesfushori i Chelsea-t është përfolur prej kohësh si një alternativë në “Camp Nou”.

 

Blutë e Londrës nuk e cilësojnë të pashitshëm belgun, përkundrazi ia kanë bërë të qartë Barcelonës se mund ta blejë nëse paguan 120 milionë euro. Madje, pretendimet financiare të anglezëve do të uleshin edhe më tepër, nëse në marrëveshje do të përfshihej edhe Sergi Roberto. Antonio Conte është një admirues i 25-vjeçarit, i cili zëvendësoi denjësisht Dani Alves te spanjollët.

 

Nëse Barcelona është e gatshme të plotësojë kërkesat financiare të Chelsea-t, atëherë Eden Hazard do ti bashkohej sulmit blaugrana përkrah Leo Messit dhe Luis Suarez. Ylli belg duket e vletmja alternativë konkrete, edhe sepse pistat drejt emrave të tjerë të përfolur janë të bllokuara. Nga Coutinho, të cilin Liverpooli e cilësoi të pashitshëm, e për të vazhduar me Paolo Dybala, për të cilin te Barça mendojnë se loja e tij nuk përputhet me atë të Leo Messit.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...