Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Barça shkatërron Sevillan dhe vendos diktatin në Spanjë

Nëse në Champions u eliminua në fazën e çerekfinaleve, në Spanjë Barcelona ka vendosur diktatin, teksa sonte ngriti lart edhe Kupën e Mbretit. Në ‘Wanda Metropolitana’, skuadra e Valverdes mposhti Sevillan në finale, me rezultatin e thellë 5-0, duke mos e diskutuar për asnjë moment ndeshjen.

Që në minutën e 14’, Suarez mori një top nga Coutinho dhe kaloi në avantazh katalanët, ndërsa në minutën e 30’ ishte radha e Messit, që të shënonte golin e dytë.

Goditja e vërtetë për andaluzianët e Montellas erdhi në minutën e 40’, kur Messi asistoi për Suarez dhe sulmuesi uruguaian shënoi golin e 3-të. Pjesa e dytë ishte vetëm një formalitet, teksa fillimisht Iniesta dhe më pas Coutinho nga pika e penalltisë, shënuan emrin në listën e golshënuesve.

Pas vërshëllimës së 3-fishtë, Barcelona ngriti lart Kupën e Mbretit, ndërsa në fundjavë mund të mbyllë matematikisht edhe llogaritë me titullin kampion, të cilin praktikisht e ka fituar tashmë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...