La Liga

Barça ndalet sërish, rihapet gara për titull

Barcelona ka marrë barazimin e dytë radhazi në kampionat, pasditen e sotme ndaj Getafes. Katalanët nuk arritën të zhbllokojnë rezultatin, pavarësisht se provuan të gjitha kartat, për fshi edhe Coutinhon dhe Ousmane Dembele.

Skuadra e Valverdes regjistroi shifra të frikshme në kontrollin e lojës, plot 79 %, ndërsa krijoi edhe një mori rastesh, por Getafe ia doli me sukses të ruajë portën e paprekur.

Ky barazim ishte i dyti radhazi për Barcelonën, pas atij të javës së kaluar me Espanyolin, duke bërë që distance me Atleticon e Madridit të reduktohet nga 11 në 7 pikë dhe lufta për titull të konsiderohet e hapur sërish tashmë.

Më herët, Sevilla rigjeti fitoren në kampionat, teksa mposhti me rezultatin minimal 1-0 ndaj Gironës, sfidë e cila u vendos nga goli i Sarabrias, sapo kishte filluar pjesa e dytë.

To Top