Vala Superliga

Barazim në Gjilan, Starova duhet të presë ende për fitoren e parë

Java e 27 e Vala Superligës në Kosovë, ka startuar sot me takimin e luajtur mes Gjilanit dhe Feronikelit. Sfida mes dy skuadrave përfundoi në barazim pa gola, duke bërë që të dy ekipet të ruajnë të njëjtat pozita në renditjen aktuale.

Kështu Sulejman Starova merr barazimin e 3-të radhazi në stolin e Feronikelit, në po aq ndeshje që drejton këtë skuadër, teksa duket se për fitoren e parë në Vala Superliga, do t’i duhet të presë ende.

Gjithsesi si Gjilani, ashtu edhe Feronikeli humbën një tjetër mundësi për t’iu afruar zonës së kreut dhe për të synuar një vend në Europë për sezonin e ardhshëm.

Vala Superliga do të vijojë nesër me 3 takime të tjera, ku në orën 15:00 Prishtina do të presë Besën e Pejës, Liria do të përballet në Prizren me Llapin dhe Flamurtari do të udhëtojë drejt Skënderajt, ku do të përballet me Drenicën.

To Top