Serie A

Balotelli “thumbon” Milanin: Tani, do të blejë Icardin!

Mario Balotelli me ide të qarta në versionin e menaxherit. Ish-sulmuesi i Interit dhe i Milanit, i cili e ndoqi Derbin e Madoninnës pikërisht nga  Nisa, ku ativizohet në Ligën e Parë Franceze. SuperMario nuk ka ngurruar të komplimentojë 24-vjecarin argjentinas Mauro Icardi, “mbretin” e derbit, që shënoi tre golat e fitores për “zikaltërit”.

“Komplimente për këtë djalosh, që është me të vërtetë i zoti, realisht një bomber”, shkroi ai në instagram.

Më pas, SuperMario ka thumbuar edhe Fassonen me sugjerimin e tij për merkaton.

“Ndoshta Milani do të zgjohet dhe do të vendosë të blejë Icardin”.

Një ide e re kjo për merkaton e Mirabellit dhe Fassones, që vjen nga 27-vjecari I Nisës, të cilit duket se zemra i ka ngelur pëgjithnjë kuqezi. Mario Balotelli gjithashtu ka postuar dhe ngjyrat e Milanit, me dedikimin “Përgjithmonë!.”

To Top