Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Balotelli jashtë Italisë për ndeshjet play off, shans për Simone Zaza-n

Mario Balotelli nuk do të grumbullohet nga Gian Piero Ventura për dy ndeshjet play off me Suedinë, që janë pengesa e fundit për Italinë për të siguruar pjesëmarrjen në finalet e “Rusi 2018”. Edhe pse po kalon një moment shumë të mirë në radhët e Nisës, atij nuk i ka mbërritur ftesa paraprake, që është e detyrueshme për lojtarët që luajnë jashtë Italisë. E kundërta ka ndodhur me sulmuesin e Valencias, Simone Zaza, të cilin Ventura e ka përfshirë në listën paraprake për ndeshjet e nëntorit. Trajneri i “të kaltërve”, në fakt, pret që Andrea Belotti të riaftësohet në kohë nga dëmtimi që ka pësuar në gju në fillim të tetorit. Sulmuesi i Torinos është gati të kthehet në dispozicion të trajnerit Sinisa Mihajlovic, por nëse forma e tij nuk do të jetë e duhura, atëherë vendi i lënë bosh prej tij do të jetë për Simone Zaza-n.

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...