Ligue 1

Balotelli do qëndrojë te Nice, e konfirmon presidenti

Presidenti i Nice, Jean-Pierre Rivere përgëjeshtroi një largim të mundshëm të Mario Balotellit në merkaton e janarit. Numri një i klubit francez deklaroi se pavarësisht performancës së fundit të sulmuesit, ai nuk është në shitje. 60-vjeçari theksoi se është e pamundur që 27-vjeçari të largohet, pasi është pjesë e rëndësishme e projektit të skuadrës dhe ndihma e tij është shumë e vlefshme. Ai tha se Balotelli dhe klubi kanë një histori dhe lidhje të bukur mes tyre, të cilën nuk ka ndërmend ta prishë.

To Top