Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Australian Open, surpriza Edmund eliminon bullgarin Dimitrov

Pas eliminimeve të parakohshme të emrave të tillë si Stan Wawrinka, Novak Djokovic, Alexander Zverev dhe Dominic Thiem, detyrohet t’i thotë lamtumirë Australian Open në fazën çerekfinale edhe Grigor Dimitrov. Tenisti bullgar, numri 3 në renditjen e përgjithshme, u mposht në mënyrë surprizë 3-1 me sete (6-4, 3-6, 6-3, 6-4) nga britaniku Kyle Edmund, numri 49 në botë. 23-vjeçari rezultatin më të mirë kishte pikërisht pjesëmarrjen në këtë grand slam, por përmirësimi i tij ka qenë eksponencial, duke arritur deri në gjysmëfinale, ku do të përplaset me fituesin e çiftit Nadal – Cilic.

Sa i përket përballjes me Dimitriv, Edmund arriti ta thyente bullgarin në shërbim që në gejmin e parë, duke e paralajmëruar për surprizën që e priste. Pasi e mundi në setin hapës 6-4, britaniku u thye në shërbim në të dytin, duke u dorëzuar 3-6, por vetëm kaq, sepse në dy setet pasardhës i mori tre gejme (dy në setin e fundit) Dimitrovit me shërbimet e tij, për ta mposhtur në 2 orë e 52 minuta lojë.

Sa u përket femrave kualifikohet tenistja belge Elise Mertens, që mposhti 2-0 me sete (6-4, 6-0) numrin 4 në botë, ukrainasen Elina Svitolina. Një sukses i pabesueshëm për Mertens, që prek për herë të parë gjysmëfinalet e një turneu të madh, ku do të luajë me fituesen e duelit Carla Suarez Navarro-Caroline Wozniacki.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...