Tenis

Australian Open/ Federer sërish “mbret”, triumfon në finalen spektakolare

I “pavdekshmi” Roger Federer. Në moshën 36-vjeçare mbreti Roger fitoi një tjetër turne Slam në karrierë duke e nisur me këmbën mbarë vitin 2018 dhe duke u konfirmuar si më i madhi i të gjitha kohërave në tenisin profesionist. Falë fizikut të jashtëzakonshëm që zotëron dhe po e lejon të luajë ende në nivelet më të larta edhe pse është në vitet e fundit të karrierës së tij, zvicerani mposhti pas një ndeshjeje spektakolare që zgjati 5 sete kroatin Marin Cilic duke fituar për herë të 6-të në karrierë grand-slamin e parë të vitit dhe duke barazuar Novak Djokovic dhe Roy Emerson që mbi çimenton asutraliane numërojnë gjithashtu nga 6 tituj. Me këtë sukses Federer e çoi në 20 numrin e turneve Slam të fituar në karrierë ndërsa në total ka triumfuar në 96 turne. Një fitore e merituar për veteranin nga Baseli me Federer lë pa me 4 turne grand-slam më shumë rivalin e tij të madh Rafael Nadal që ka fituar vetëm 16. Përballë shtatlarit kroat Cilic i cili rezistoi plot 3 orë e 3 minuta në Melbourne, Federer koleksionoi fitoren e 9-të në 10 takime. Federer dominoi në setin e parë, ku fitoi me rezultatin 2-6, ndërsa numri 6 i botës, Cilic u rikthye në setin e dytë, që ishte edhe më i luftuari dhe fitoi 7-6(7-5 në  tiebreak).

Seti i 3-të foli sërish për zviceranin, që fitoi 3-6, por Cilic u rikthye edhe një herë të barazojë, duke triumfuar në të 4-tin me të njëjtin rezultat.

Në setin final, Federer bëri një lojë perfekte dhe regjistroi rezultatin 6-1, njëkohësisht edh triumfin në këtë turne.

 

To Top