Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Australian Open, avancojnë Djokovic dhe Federer, ikën Zverev

Australian Open, avancojnë Djokovic dhe Federer, ikën Zverev
Mbyllet pa surpriza të mëdha dita e gjashtë në Australian Open, ditë që shënoi kalimin mes 16 më të mirëve të tenistëve të tillë si Novak Djokovic, Roger Federer, Tomas Berdych e Dominic Thiem. Në Margaret Court Arena 6 herë kampioni i këtij turneu, Novak Djokovic, pati nevojë për dy orë e gjysmë lojë për të eliminuar numrin 22 të botës, spanjollin Albert Ramos – Vinolas. Pavarësisht kohës për hir të së vërtetës takimi ishte tepër i thjeshtë për Nolen, që ka rrëshqitur në vendin e 14 në renditjen botërore për shkak të mungesës së gjatë, sidoqoftë tenisti serb u duk në formë dhe nuk u thye asnjëherë në shërbim, duke mbyllur gjithë ndeshjen në vetëm tre sete, me rezultatin 6-2, 6-3, 6-3. Në fazën e 1/8 Novak Djokovic do të vihet përballë Hyeon Chung, që një vit më parë ishte jashtë 100 të parëve të botës, por falë progresit tenisti korean aktualisht pozicionohet në vendin e 58 në klasifikimin e përgjithshëm ATP. 21-vjeçari nga Suwon-i mposhti në pesë sete numrin 4 në planet, gjermanin Alexander Zverev, duke përmbysur disavantazhin 2-1, madje në dy setet e fundit Sasha mezi bëri tre “game” bashkë. Në pjesën e poshtme ashtu, siç pritej, nuk hasi probleme as kampioni në fuqi Roger Federer. Fituesi i 5 titujve në “Melbourne Park” mundi në “Rod Laver Arena” në vetëm tre sete numrin 31 të botës, francezin Richard Gasquet me shifrat 6-2, 7-5, 6-4 dhe në raundin tjetër 36-vjeçari zvicëran do të ndeshet me hungarezin Marton Fucsovics, që në turin e tretë humbi vetëm tetë game gjithsej ndaj tenistit argjentinas Nicolas Kicker. Numri 20 në renditje, Tomas Berdych, eliminoi në “Hisense Arena” numrin 10, argjentinasin tjetër, Juan Martin del Potro, me rezultatin e thellë 6-3, 6-3, 6-2, dhe në turin e katërt tenisti çek, që në Australian Open numëron dy gjysmëfinale radhazi në vitet 2014 e 2015 do të masë forcat me italianin Fabio Fognini, që pati nevojë për plot pesë sete për të mundur veteranin francez Julien Benneteau. Në fund bëri detyrën gjithashtu edhe austriaku Dominic Thiem, që triumfoi 6-4, 6-2, 7-5 ndaj francezit tjetër Adrian Mannarino. Në vazhdim numri 5 në rruzull do të përballet me tenistin surprizë, 26-vjeçarin nga Tennessee, me një emër krejtësisht të veçantë, Tennys Sandgren, që pozicionohet i 97-i në renditjen ATP, që nga ana e tij eliminoi në katër sete gjermanin Maximilian Marterer.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...