Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

ATP Rome, Nadal në çerekfinale sfidon Fogninin

Rafael Nadal pret biletën për në fazën çerekfinale të Mastersit të Romës aty ku do të ketë përballë italianin Fabio Fognini. Numri 2 i botës humbi vetëm 5 game në sfidën e raundit të 1/8-ave ndaj kanadezit Shapovalov duke triumfuar 2 orë me sete me shifrat 6-4 6-1 në vetëm 1 orë e 24 minuta lojë.  Nadal vijon me sukses misionin e tij drejt titullit të 8-të në turneun 1000 pikësh të kryeqytetit italian. Avancoi më tej edhe David Goffin i cili përfitoi nga tërheqja e argjentinasit Juan Martin Del Potro për të kapur çerekfinalet. Pasi humbi setin e parë me shifrat 6-2 Del Potro u tërhoq për shkak të një dëmtimi në setin e dytë kur ishte në avantazh 5-4. Të thjeshtë e pati edhe kroati Marin Cilic i cili eliminoi në 2 sete francezin Benoit Paire ndërkohë që u kualifikua për më tej edhe spanjolli Pablo Carreno Busta.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...