Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

ATP Rome, Nadal kualifikohet lehtësisht, eliminohet “makthi” Thiem

Rafael Nadal vazhdon marshimin drejt titullit të tij të 8-të në turneun Masters të Romës. 7 herë fituesi i këtij kompeticioni u kualifikua në raundin e 3-të pasi mposhti lehtësisht boshnjakun David Dzhumur. Mbreti i fushave me dhe të kuq mbylli llogaritë me kundërshtarin e tij në vetëm 1 orë e 2 minuta lojë, në një ndeshje ku spanjoll humbi vetëm 1 game duke triumfuar me shifrat 6-1 6-0.  Rruga e Nadal drejt triumfit në Romë do të jetë më e thjeshtë tashmë sepse në çerekfinale nëse arrin të kualifikohet deri në atë fazë, tenisti iberik nuk do të ketë përballë austriakun Dominic Thiem i cili me humbjen që i shkaktoi në Barcelonë e zbriti Rafën në vendin e dytë të klasifikimit të përgjithshëm. Thiem u eliminua në raundin e tretë të Mastersit të Romës pasi u mposht në set final nga heroi i tifozerisë vendase, Fabio Fognini, duke i dhënë lamtumirën përpara kohe turneut 1000 pikësh që po zhvillohet aktualisht në kryeqytetin italian.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...