Vazhdon ëndrra e Jack Sock në Atp Finals në Londër. Tenisti amerikan, i cili e nisi turneun e 8 më të mirëve me humbje ndaj Roger Federer, arriti të kualifikohej në gjysmëfinale pas një fitoreje të pabesueshme ndaj Aleksander Zverev 2-1 më sete, 6-4 , 1-6 dhe 6-4. Numri 3 në botë vuajti shumë lojën me variacione të amerikanit, i cili pavarësisht se në total ka arritur të marrë një gejm më pak se kundërshtari dhe 3 pikë më pak shumë (87 – 84), sërish shkon në raundin tjetër. 1 orë e 54 minuta zgjati kjo përballje, me Zverer që bëri 8 faulle të dyfishte, ndër të cilët 5 vetëm në setin e tretë. Konfirmohet momenti magjik i Sock, i cili në gjysmëfinale do të përballet me Dimitrov.