Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

ATP Finals, Dimitrov “dërrmon” Sock, në finale me Goffin

LONDON, ENGLAND - NOVEMBER 18: Grigor Dimitrov of Bulgaria celebrates to the crowd after his three set victory against Jack Sock of the United States in their semi final match at the Nitto ATP World Tour Finals at O2 Arena on November 18, 2017 in London, England. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)

Grigor Dimitrov kualifikohet në finale e ATP Finals, pasi mposhti amerikanin Jack Sock 2-1 me sete, 4-6, 6-0 dhe 6-3, duke u ngjitur për herë të parë në karrierë deri në vendin e tretë në klasifikimin ATP. 26-vjecari ballkanas fitoi tre gejmet e para në vetëm 12 minuta lojë, por amerikani mori 6 nga 7 gejmet e radhës, duke befasuar në setin e parë 4-6. Në setin pasardhës, Dimitrov, që kishte fituar vetëm 1 nga 4 përballjet e mëprashme mes tyre, e “masakroi” kundërshtarin e tij, duke mos e lejuar të merrte qoftë një gejm. Diferenca në setin final u bë në gejmin e tretë, ku Dimitrov përfitoi nga nervozizmi i Sock, duke e thyer në shërbim. Kaq mjaftoi që bullgari të kontrollonte me qetësi situatën, duke e mbyllur këtë set final 6-3 dhe të gjithë ndeshjen 2-1 me sete. Finalja mes Dimitrov dhe Goffin do të zhvillohet sot, në orën 19:00, me tenistin bullgar që konsiderohet favorit, teksa kryeson edhe bilancin e përgjithshëm në përballjet mes tyre 3-1.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...